Hava Shala tregon për arrestimin e saj nga UDB-ja: Ishin si Hienat

Hava Shala, një ish-burgosur politike, ndau përvojat e saj të tmerrshme nga arrestimi nga forcat e UDB-së. Shala ishte vetëm 17 vjeç kur u arrestua dhe dënua më vonë më shtatë vjet burg për shpërndarjen e një pamfleti politik.

Në një intervistë të fundit në emisionin “Debat Plus” ajo kujton momentin e arrestimit, teksa përshkon situatën e frikshme, duke thënë se ata ishin shqiptarë që kishin ardhur për të arrestuar nxënësit.

“Isha ora e dytë e mësimit… dhe pa pritur hapet dera më këmbë dhe hyn tre policë special në klasë, i katërti rrinte tek dera. Ata i thanë emrat tonë mësimdhënësit, i thanë asnjë fjalë dhe asnjë hap nuk guxon ta bësh…policët ishin shqiptarë. Ata kanë shikuar, e kanë ditur saktë ku jemi ulur… popullit thotë ‘si macën në thes’, vetëm më kanë kap, atëherë kam qenë hall ligë, më kanë kap prej jakne dhe ka ngritur prej karrige dhe me çuar peshë, i akne marrë edhe Zogën e Zyrafetën. Dhe na kanë nxjerrë jashtë shkalave, më kanë ngreh zhag nëpër tokë… ata nuk thanë emra ata ishin sikur hienat. Ishin pa emër… Më çuan në stacionin e Policisë. Ka qenë aksion rrufe. I thonin edhe vetë aksion rrufe…”, ka thënë Shala.

Shala vazhdoi të përshkruajë përvojat e saj pas arrestimit.

“Janë ardhur një grup  burrash. Më kanë rrethuar. E paveshur, hala e pa veshur. Edhe kanë filluar t bërtasin., të godasin. Të shtyjnë. Koka më së shumti dhimbse kur takohej për muri…veshin e majtë e kamë shurdhuar, e kam prej tij momenti, dikush aty më goditi. Ishin si llava e ujqve. Kanë qenë e njëjta kategori që na morën te shkolla, nuk kanë qenë policë të rëndomtë…”, ka shtuar Shala.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika