Havolli në krye të “Prishtina Parking”, VV e quan kapje nga LDK

Përzgjedhjen e Sokol Havollit, Kryeshef Ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron kapje të ndërmarrjeve publike dhe nepotizëm që po zbatohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Havolli për RTV Dukagjini ka deklaruar se nuk i komenton kritikat e askujt. Ndërkohë, ekspert të qeverisjes lokale thonë se përzgjedhja e Havollit mund të kritikohet në aspektin moral, por jo edhe si shkelje e ligjit

Sokol Havolli, Kryeshef i “Prishtina Parking”

Presionet e pakuptimta nga politika dhe sulmet e instrumentalizuara, janë arsyet që e la punën në Bankën Qendrore.

Kështu deklaroi Sokol Havolli, në letrën e dorëheqjes nga pozita e zëvendës-guvernatorit të BQK-së.

Por, i njëjti mbeti pa vend pune vetëm pak javë. Ai tani ka fituar pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në ndërmarrjen publike “Prishtina Parking”.

Përzgjedhja e tij në këtë pozitë sipas Lëvizjes Vetëvendosje është puro politike.

“Kjo është vazhdimësi e qasjes e cila është e njohur për subjektin Lidhja Demokratike e Kosovës e që është dukuria e kapjes së ndërmarrjeve dhe institucioneve të cilat i udhëheqë vet. Një kohë të gjatë dhe është ditur ka qenë njëfarë sekreti publik se kush do të jetë Kryeshefi i ardhshëm Ekzekutiv i Prishtina Parkingut dhe u vërtetua ajo se çfarë kemi thënë që Sokol Havolli do të jetë Kryeshefi i ardhshëm i Prishtina Parkingut. Kjo nuk është diçka e panjohur”, ka thënë Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të VV-së.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, thekson se problem nuk është ana profesionale e Havollit, por e kaluara e tij në LDK, të cilin e konsideron kuadër të vjetër të kësaj partie.

I kontaktuar nga RTV Dukagjini, Havolli është treguar indiferent ndaj kritikave të Vetëvendosjes.

“Jo..jo.joo unë në merrem me ta, nuk merrna. Po nuk merrem unë me atë çka thonë kerkush. Abasolutisht nuk merrem me ta hiq”, ka deklaruar Havolli, Kryeshef i “Prishtina Parking”.

Në të kaluarën, Sokol Havolli kishte shërbyer si këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, dhe ishte kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për kritikat për këtë çështje, RTV Dukagjini ka kërkuar reagim edhe nga i pari i Prishtinës. Deri në publikimin e kësaj kronike, Përparim Rama nuk është përgjigjur.

Megjithatë, organizatat për qeverisje lokale thonë se kjo përzgjedhje mund të jetë problem në aspektin moral, por jo edhe në raport me ligjin.

“Emërimi i Kryeshfit Ekzekutiv të ndërmarrjeve publike përjashtohet nga ky nen dhe nuk trajtohet si person i pavarur. Pra më konkretisht ky nen thotë se të gjithë drejtorët përveç Kryeshefit ekzekutiv duhet të jetë të pavarur. Pra ky nen e përjashton që nga kjo procedurë të jetë jashtë Kryeshefi Ekzekutiv”, ka thënë Sadri Rrmoku, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).

Rrmoku thotë se vazhdimisht kanë kërkuar ndryshimin e ligjit në mënyrë që Kryeshefat Ekzekutiv të mos jenë partiak. Sipas tij, edhe në të kaluarën persona politik kanë udhëhequr me ndërmarrjet publike, pa dallim.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika