Haxhimustafa: Ka disa raste ku IPK-ja është duke i hetuar në mënyrë të fshehtë zyrtarët policorë

Shefi i hetimeve në Inspektoratin e Policisë të Kosovës (IPK), Bardhyl Haxhimustafa, ka njoftuar se IPK po heton një numër të konsiderueshëm të veprave penale ku janë të përfshirë disa zyrtarë policorë

Shefi i hetimeve në Inspektoratin e Policisë të Kosovës (IPK), Bardhyl Haxhimustafa, ka thënë se ka një numër të konsiderueshëm të veprave penale ku janë duke u hetuar disa zyrtarë policorë.

Hetimet, sipas tij, po bëhen me masa të fshehta.

“Ka një numër të konsiderueshëm të veprave penale që IPK heton ndaj zyrtarëve policorë, divizioni për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsion ka disa raste intensive që është në drejtim të zbardhjes së veprave penale që janë të përfshirë zyrtarët policorë, hetimin është duke e zhvilluar përmes masave të fshehta”, tha ai në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit.

Tutje, ai dha detaje për operacionin e koduar “Ulpiana”, ku u arrestuan pesë persona, ndër ta, edhe një zyrtar policor. Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

“Ky operacion ka qenë organizim i IPK-së pas një hetimi dymujor, ku hetimi ka filluar me autorizim të Prokuorisë Themelore të Prishtinës. Ka filluar hetimi ndaj një polici, në bazë të mbledhjeve të dëshmive dhe masave të fshehta ka rezultuar se të përfshirë edhe disa qytetarë. Fillimisht, IPK me autorizim të Prokurorisë ka filluar hetimin për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, gjatë aplikimit të masave të fshehta ka rezultuar që polici është përfshirë edhe për organizim të bixhozit, veprimtaria kryesisht është kryer në Prishtinë, është zhvilluar përmes telefonave”, tha ai.

Haxhimustafa bëri të ditur se Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhëresë për bastisje në pesë lokacione, derisa shtoi se ky rast është ende nën hetim.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika