Haxhiu: Askush nuk i mbron ish-drejtuesit e UÇK-së duke shpallur të tjerët “spiunë” e “tradhtarë”

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me ish-drejtuesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke bërë thirrje për maturi dhe shmangie të etiketimit të kundërshtarëve politikë.

Haxhiu ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është “detyrë qytetare e institucionale”, por ka kundërshtuar përdorimin e emërtimeve si “spiunë” dhe “tradhtarë” ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe shënjestrimin e dëshmitarëve apo qytetarëve.

Sipas saj, një qasje e tillë, qoftë në protesta, emisione televizive apo postime publike, riprodhon logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së, duke e etiketuar kundërshtarin si armik dhe duke e kthyer në shënjestër.

“Shënjestrimi me këto emërtime, në protesta, në emisione televizive dhe në postime publike, dje dhe sot riprodhon pikërisht logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së, etiketimin e kundërshtarit si armik dhe kthimin e tij në shënjestër”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se përgjegjësia për dëshmi është individuale dhe se nuk duhet që një popull i tërë të paraqitet si burim i “spiunimit”.

“Populli nuk dëshmon. Dëshmojnë individë, secili me emër dhe me përgjegjësi vetjake”, ka deklaruar Haxhiu, duke e cilësuar si të pavërtetë, fyese dhe të rrezikshme përpjekjen për ta paraqitur një popull të tërë si burim “spiunimi”.

Haxhiu ka bërë gjithashtu thirrje që çdo person që ka të dhëna për individë që kanë dëmtuar ose dëmtojnë interesin kombëtar dhe shtetëror t’i paraqesë ato në organet e sigurisë dhe drejtësisë.

Në fund, ajo ka kërkuar nga qytetarët që veprojnë publikisht të tregojnë maturi, duke theksuar se padrejtësia nuk duhet të ndreqet duke prodhuar një padrejtësi tjetër.

“Asnjë padrejtësi nuk ndreqet duke prodhuar një padrejtësi tjetër. Vlerat e luftës së UÇK-së nuk mbrohen me shpifje dhe kërcënime, por me të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin që e kanë mbajtur gjallë popullin tonë”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika