Haxhiu: Asnjë viktimë të mos mbetet pa emër, asnjë krim pa u dokumentuar

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të listës së parë institucionale të viktimave të luftës në Kosovë nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, duke theksuar se janë dokumentuar gjithsej 12,230 viktima.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se lista është preliminare dhe se puna për dokumentimin e krimeve të luftës do të vazhdojë.

“Pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje që pret drejtësi dhe një dhimbje që nuk është shuar kurrë. Pikërisht për këtë, dokumentimi i së vërtetës nuk është vetëm një detyrë institucionale, por edhe një obligim moral ndaj viktimave dhe brezave që vijnë”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka vlerësuar punën e stafit të Institutit, duke thënë se ata përballen çdo ditë me materiale dhe dëshmi të rënda, të cilat i trajtojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Ajo rikujtoi se para themelimit të Institutit, të dhënat për viktimat ishin të shpërndara në arkiva të ndryshme, dosje institucionesh, organizatash dhe dokumente të ruajtura nga familjet.

“Kur nisëm procesin e rithemelimit të Institutit, ishte e qartë se ai nuk duhej të ishte një strukturë e përkohshme, e varur nga vendime të çastit, por një institucion i qëndrueshëm me mandat të qartë dhe vazhdimësi. Për këtë arsye u themelua me ligj të posaçëm, duke e bërë dokumentimin e krimeve të luftës detyrim të përhershëm të shtetit”, u shpreh Haxhiu.

Sipas saj, raporti i prezantuar këto ditë është dëshmia e parë e rëndësishme e punës së Institutit, ndërsa procesi duhet të vazhdojë me dokumentimin e masakrave, dëbimeve, dhunës seksuale, burgosjeve, torturave, varrezave masive dhe dëmeve të tjera të shkaktuara nga Serbia gjatë luftës.

“Kjo punë duhet të vazhdojë derisa asnjë viktimë të mos mbetet pa emër, asnjë krim pa u dokumentuar dhe e vërteta të mos mbetet vetëm në kujtesën e familjeve, por të zërë vendin që meriton në historinë dhe ndërgjegjen e shtetit tonë”, ka përfunduar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika