Haxhiu: Asociacioni është në ndërtim dhe është para fundit
Njohja nga Serbia nuk është afër, të paktën jo në këtë fazë të dialogut. I këtij mendimi është edhe gazetari, Baton Haxhiu, i cili ka thënë se tashmë Kosova gjendet në fazën e dytë të dialogut, dhe një marrëveshje e mundshme është afër. Marrëveshja Kosovë-Serbi, sipas Haxhiut, është e lidhur me procesin e “reformimit” të […]





Njohja nga Serbia nuk është afër, të paktën jo në këtë fazë të dialogut. I këtij mendimi është edhe gazetari, Baton Haxhiu, i cili ka thënë se tashmë Kosova gjendet në fazën e dytë të dialogut, dhe një marrëveshje e mundshme është afër.
Marrëveshja Kosovë-Serbi, sipas Haxhiut, është e lidhur me procesin e “reformimit” të Bashkimit Evropian, i cili sipas tij, është duke punuar ta ndërtojë një “Evropë tjetër”, në vitin 2029, ku si simbolikë do ta ketë marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Duke ditur që kemi një 10 vjetësh para, është paraparë që ky proces t’i ketë tri faza, faza e parë është përfunduar, faza e dytë është për vitin që vjen, që lidhet me pushtimin dhe mbrojtjen heroike të Ukrainës që i bën Ukraina edhe vetes edhe Evropës ndaj Rusisë. Në njëvjetorin e saj do të krijohet një unitet evropian që simbol do ta ketë marrëveshjen Kosovë-Serbi”, ka thënë Haxhiu.
Po ashtu, Haxhiu foli edhe për mundësinë e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin, tha se veçse “është në tavolinë” dhe është shumë afër përfundimit. Në “Debat Plus”, Haxhiu tha se një draft i Asociacionit i është ofruar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, i cili sipas Haxhiut, e ka refuzuar kategorikisht duke thënë se është antikushtetues.
“Bislimi kur i është ofruar kategorikisht e ka refuzuar, ka treguar edhe atyre që ia kanë ofruar se është antikushtetues, kjo është një muaj më herët që kjo është kundër kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ai.
“Asociacioni, dy pika janë interesante, as Kosova dhe as Serbia nuk do t’i hynë ndryshimeve kushtetuese. Asociacioni është në ndërtim e sipër dhe është para fundit”, ka vijuar Haxhiu.
Haxhiu e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, duke thënë se ka krijuar pritshmëri surreale te populli.




















