Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rok të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar grupin muzikor “Marigona” për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave muzikore dhe për rolin e tij në zhvillimin e skenës rok në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se grupi “Marigona” është pjesë e gjeneratës së artë të rokut kosovar dhe se krijimtaria e tyre ka mbetur pjesë e një periudhe të rëndësishme të zhvillimit kulturor të vendit, njofton Dukagjini.

“Sot dekorova grupin ‘Marigona’ për promovimin e vlerave muzikore, si pjesë e gjeneratës së artë të rokut në Kosovë. Këngët e tyre mbeten pjesë e një periudhe të rëndësishme të zhvillimit kulturor të Kosovës dhe vazhdojnë të dëgjohen me të njëjtën dashuri edhe sot”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar se përmes krijimtarisë dhe veçantisë artistike, grupi “Marigona” ka lënë gjurmë të qëndrueshme në muzikën kosovare dhe në kujtesën e shumë brezave.

“Me krijimtarinë dhe veçantinë e tyre artistike, grupi ‘Marigona’ ka lënë gjurmë të qëndrueshme në muzikë dhe në kujtesën e shumë brezave”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika