Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e këtij institucioni në mbështetje të Kosovës.

Me rastin e dekorimit, Haxhiu ka pritur në takim Sekretaren e Përgjithshme të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, Berit Nising Lindeman, dhe Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm, Gunnar M. Ekelove-Slydal.

Haxhiu ka vlerësuar veçanërisht rolin e Komitetit në dokumentimin dhe ndërkombëtarizimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë periudhës së luftës.

“Në periudhën kur shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Kosovë mbeteshin larg vëmendjes ndërkombëtare, Komiteti Norvegjez i Helsinkit ishte ndër organizatat e para perëndimore që i dokumentoi dhe i bëri të njohura ato ndërkombëtarisht, duke ndihmuar që Kosova të bëhej pjesë e agjendës së institucioneve dhe mekanizmave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi gjithashtu mbështetjen që Komiteti u ka dhënë organizatave vendore për të drejtat e njeriut, si dhe kontributin në përcjelljen e informatave për gjendjen në Kosovë te institucionet ndërkombëtare.

“Kosova nuk i harron ata që i dolën në krah në një kohë kur mbështetja ndërkombëtare nuk ishte as e lehtë dhe as e vetëkuptueshme. Medalja Presidenciale e Meritave është shprehje e mirënjohjes sonë për angazhimin e gjatë dhe parimor të Komitetit Norvegjez të Helsinkit në rrugën e Kosovës drejt lirisë”, u shpreh Haxhiu.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika