Haxhiu: Diskutuam edhe për idenë që zgjedhjet nacionale të mbahen me ato lokale
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është përmendur edhe ideja që në të njëjtën datë të zgjedhjeve lokale të mbahen edhe ato të përgjithshmet. Kjo pasi sipas saj nuk po gjendet marrëveshje politike për krijimin e institucioneve. Por ka theksuar se VV-ja është për […]
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është përmendur edhe ideja që në të njëjtën datë të zgjedhjeve lokale të mbahen edhe ato të përgjithshmet.
Kjo pasi sipas saj nuk po gjendet marrëveshje politike për krijimin e institucioneve.
Por ka theksuar se VV-ja është për konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë.
Haxhiu ka thënë se sa i përket Vetëvendosjes, është e rëndësishme që zgjedhjet lokale të mbahen sa më shpejtë aq më mirë.
“Nëse zgjedhjet shpallen nesër është mundësi që zgjedhjet të mbahen me datat 5, 12 dhe 19 tetor. Këto ishin dy-tri datat që u përmenden më së shumti. Qëndrimi ynë është që sa më herët që shpallen aq më mirë, duke pasur parasysh që mund të shkohet në balotazh. LVV-ja ka nisur me shpalljen e kandidaturave. Në komunat që udhëheqim do të vazhdojmë me kryetarët e njëjtë. Shumë shpejt do t’i kemi të gjitha kandidatët për kryetarë”, ka thënë ajo.















