Haxhiu: Duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit- I kemi votat për formimin e institucioneve
Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se subjekti i saj synon të gjejë një zgjidhje për ngërçin në seancën konstituive të Kuvendit, pas mosmiratimit të raportit për verifikimin e mandateve. Ajo ka shtuar se edhe presidentja Vjosa Osmani u ka kërkuar deputetëve të gjejnë një rrugëzgjidhje, duke […]
Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se subjekti i saj synon të gjejë një zgjidhje për ngërçin në seancën konstituive të Kuvendit, pas mosmiratimit të raportit për verifikimin e mandateve.
Ajo ka shtuar se edhe presidentja Vjosa Osmani u ka kërkuar deputetëve të gjejnë një rrugëzgjidhje, duke theksuar se për këtë nevojiten konsultime mes partive.
“Ne jemi të gatshëm që ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit, janë disa zgjidhje. Kemi vullnet që të propozojmë mënyra se si duhet shkuar tutje. A do të jetë një komision i ri apo komisioni paraprak të bëjë përgatitjen e raportit të ri… Mund të ketë dhe propozime të tjera”, ka theksuar Haxhiu pas ndërprerjes së seancës.
“Unë jam përgjigj që i kemi votat”, ka shtuar Haxhiu.















