Haxhiu e babai i Marigona Osmanit marrin pjesë në varrimin e 35-vjeçares shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së

Krahas numrit të madh të personave që morën pjesë në varrimin e 35-vjeçares, ishte edhe Ministrja Haxhiu, babai i të ndjerës, Marigona Osmani dhe Policia e Kosovës

Pamje nga ceremonia e varrimit të 35-vjeçares shtatzënë





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në funeralin e 35-vjeçares shtatzënë, e cila u vra në oborrin e QKUK-së.

Krahas numrit të madh të personave që morën pjesë në varrimin e 35-vjeçares, pjesëmarrës ishte edhe babai i së ndjerës, Marigona Osmani, e cila ishte dhunuar seksualisht e fizikisht deri në vdekje, gushtin e vitit të kaluar nga të pandehurit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Pjesë e varrimit ishte edhe Policia e Kosovës.

Të enjten e 1 dhjetorit, Ministrja Haxhiu ka thënë se sipas informacioneve që ka marrë, viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti, të dyshuarin për dhunë fizike dhe psikike, por që prokuroria e kishte liruar në procedurë të rregullt të dyshuarin.

Mëngjesin e së premtes, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është e treguar e ashpër në lidhje me funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në një konferencë për media, Haxhiu e ka fajësuar sistemin e drejtësisë për vrasjen e grave dhe vajzave.

Ajo ka thënë se ato po vriten për shkak të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë.

“Për shkak të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë vajzat dhe gratë e Kosovës po vriten, edhe sa vajza dhe gra duhet të vriten në mënyrë që të këndellet sistemi i drejtësisë, edhe sa vajza dhe gra duhet të vriten në mënyrë që kriminelët të mos lëshohen në procedurë të rregullt, edhe sa vajza dhe gra duhet të vriten në mënyrë që kriminelët të mos lëshohen në procedurë të rregullt, edhe sa duhet të vriten në mënyrë që gjykatat të mos shqiptojnë nën minimumin që parasheh kodi dhe rendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Më 30 nëntor, e ndjera ishte vrarë në oborrin e QKUK-së, nga bashkëshorti i saj, i cili gjendet ende në arrati.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika