Haxhiu e Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë në Komisionin për Ekonomi lidhur me projektet e realizuara për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të diskutojë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione rreth rritjes së numrit të prokurorëve për krime të luftës dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, këtë të martë do të raportojnë në Komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës.

Ministrja Hajdari do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

Mbledhja e këtij komisioni fillon në orën 11:00.

Ndërsa, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë diskutim në Komision lidhur me çështjen e rritjes së numrit të prokurorëve që do të merren me krime të luftës dhe krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe për këtë të ftuar janë ministrja Haxhiu dhe Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Mbledhja do të fillojë nga ora 13:00.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika