Haxhiu: Emërimi për pozitën e ministrit të Shëndetësisë, peng i grupeve të interesit të VV-së dhe Listës Guxo

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se PDK-ja kërkon votimin e një propozim-rezolute për gjendjen në shëndetësi, pasi sipas tij është shqetësuese që në këtë kohë Ministria e Shëndetësisë të jetë pa ministër. Ai ka thënë se ky emërim i kësaj pozite ka mbetur peng i interesave të VV-së e Listës Guxo

Bekim Haxhiu, PDK





Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në seancën e 18 nëntorit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është shqetësuese në këtë kohë një dikaster si Ministria e Shëndetësisë të mbetet pa ministër.

Ai ka thënë se “mosemërimi i ministrit të Shëndetësisë ka mbetur peng i interesave të VV-së dhe koalicionit qeverisës me Lëvizjen Guxo”.

Haxhiu në këtë seancë ka kërkuar votimin e një rezolute për gjendjen në shëndetësi, pasi sipas tij, themelimi i Komitetit Ekzekutiv nga kryeministri Kurti është bërë vetëm për të mbuluar “dështimet në shëndetësi”.

“Ne kemi kërkuar debat për gjendjen alarmante në shëndetësi, pasi Kurti themeloi komitetin ekzekutiv, për të mbuluar dështimet në sektorin e shëndetësisë. Ai thoshte se  gjendja në shëndetësi është tepër e rëndë për t’u menaxhuar vetëm nga ministri, ndërsa tash nuk mban asnjë mbledhje”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas tij, ky komunitet u formua për ta përzënë Rifat Latifin në Amerikë, gjersa ka shtuar se “prej se ai dha dorëheqje nuk u mbajt asnjë takim”.

Deputeti i PDK-së, Haxhiu ka kërkuar reforma në sektorin e shëndetësisë, pasi sipas tij për momentin është një gjendje alarmante.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika