Haxhiu fton deputetët në seancën konstituive të Kuvendit më 6 gusht

Kryetarja e Kuvendit në legjislaturën e kaluar, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive, e cila do të mbahet të enjten, më 6 gusht.

Sipas njoftimit, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës..

Në ftesën e dërguar deputetëve, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të legjislaturës së re që të marrin pjesë në këtë seancë, ndërsa ka njoftuar se rendi i ditës është bashkëngjitur me dokumentin zyrtar.

Seanca konstituive pritet të shënojë nisjen e punës së legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Betimin e deputetëve;

Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;

Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Datën e seancës plenare, Haxhiu e kishte caktuar e kaluar, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes.

“Në mbështetje të nenit 66, paragrafi 3, nenit 84 (pika 3) dhe nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Vendimin e datës 08.07.2026 (Nr. Prot. KQZ: 01/1433-2026) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 7 qershor 2026, të pranuara nga Zyra e Presidentes më datë 08.07.2026 (Nr. Prot.: 01/013-770-01/26), nxjerr:

VENDIM

Mbledhja e Parë e Legjislaturës së Njëmbëdhjetë (XI) të Kuvendit të Republikës së Kosovës, thirret me datën 06.08.2026, në ora 10:00” shkruhet në vendimin e Haxhiut./EO

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika