Haxhiu: Gjetja e varrit masiv në Kalludër, hap i rëndësishëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur lajmin për konfirmimin e gjetjes së një varri masiv në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

Haxhiu, mes tjerash,

, Haxhiu ka vlerësuar angazhimin dhe punën profesionale të institucioneve të përfshira në trajtimin e rastit, përfshirë Policinë e Kosovës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prokurorinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe sigurisë.

Ajo theksoi se rasti po trajtohet me përkushtim dhe përgjegjësi, ndërsa shtoi se procesi do ta ketë përkrahjen e saj të plotë në të gjitha fazat.

Sipas Haxhiut, mbështetja do të përfshijë vlerësimin e gjithanshëm të lokacionit, zhvarrimin, ekzaminimet mjeko-ligjore dhe identifikimin e plotë të viktimave, me qëllim që familjeve t’u jepet përgjigjja për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Ajo ritheksoi rëndësinë e zbardhjes së rasteve të personave të zhdukur dhe të drejtën e familjarëve për të ditur të vërtetën për të afërmit e tyre të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika