Analisti Baton Haxhiu e konsideron si joserioz Richard Grenellin, ish-emisarin e presidentit amerikan Donald Trump.
Madje, Haxhiu vlerëson se vetë Grenell është arsyeja që ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, iu përshpejtua shkuarja në burg.
“Është një frazë normale që e bënë sa herë që ka thirrje që duhet të respektohet drejtësia dhe s’ka gjë tjetër. Por, ajo që mua më pengon është që ky vendim I Gjykatës është kundër tyre, kundër Departamentit Amerikan të Shtetit, kundër NATO-s dhe kundër të gjithëve. Grenell është joserioz për arsye se gjëja e parë që tha ‘thuaj Kurtit le ta zhbëjë Gjykatën Speciale’. Arsyeja pse Hashim Thaçi pikërisht i është përshpejtu procedura në burgun është Grenell – i cili duke qenë që ka mbikqyrur katër institucione të sigurisë nuk e dinte që po i ngritet aktakuzë. Cfarë njeriu është ai dhe tash thotë zhbëjeni Gjykatën Speciale nuk e marrë seriozish sic nuk e marrë seriozisht prej kohësh, joserioziteti i tij është për të ardhur keq”, u shpreh Haxhiu.
Kujtojmë se Specialja ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin ndërsa me 13 vjet burgim, Rexhep Selimin.
Katërshja e UÇK-së u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Por, të njëjtit u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit pasi nuk u vërtetua dyshimi se kanë kryer sulme ndaj popullatës civile. Gjithashtu të akuzuarit u shpallën të pafajshëm në lidhje me një numër incidentesh krime lufte.