Haxhiu i bën thirrje ndërkombëtarëve t’i trajtojnë me prioritet të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje mekanizmave ndërkombëtarë që çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ta trajtojnë me prioritet në raport me Serbinë.

Përmes një shkrimi në Facebook të enjten, Haxhiu ka thënë se vërejtjet përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej vitesh nga shqiptarët në Luginë dhe nga institucionet e Kosovës.

Ajo ka theksuar se Kuvendi i Kosovës, me rezolutën e miratuar më 24 prill 2026 për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e ka konsideruar tashmë këtë çështje si përgjegjësi shtetërore.

Sipas Haxhiut, procesi i pasivizimit të adresave paraqet formë diskriminimi dhe cenon ekzistencën juridike të qytetarëve, duke ua pamundësuar qasjen në dokumente, shërbime publike dhe mbrojtje ligjore.

“U bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatimin e plotë të rekomandimeve të CERD-it”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Haxhiu ka vlerësuar se të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk duhet të mbesin jashtë vëmendjes ndërkombëtare, por të përfshihen në dialogun politik, monitorimin ndërkombëtar dhe në çdo proces që ndërlidhet me sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të pakicave.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika