Haxhiu i dërgon letër Speciales: Heqja e kollares së Krasniqit është akt absurd

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, që të marrë veprime, pasi të hënën Specialja e ka detyruar ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqin, që ta heqë kollaren para nisjes së seancës

Në seancën gjyqësore në Hagë, Jakup Krasniqit iu hoq kollarja me simbolin e shqiponjës.

E ministrja e Drejtësisë [MD], Albulena Haxhiu, përmes një letre të dërguar te kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka kërkuar që të marrë veprime, pasi të hënën Specialja e ka detyruar ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqin që ta heqë kollaren para nisjes së seancës.

“Kërkesa për heqjen e kollares është një akt absurd pasi që çdo individ, pavarësisht nga statusi i tij, ka të drejtën për një trajtim të respektuar dhe dinjitoz në gjykatë. Në këtë kontekst, unë kërkoj nga ju që të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të adresuar këtë çështje dhe të siguroni që veprime të tilla të mos tolerohen në asnjë formë në të ardhmen”, thuhet në letrën e Haxhiut, raporton Koha.net.

Sipas Haxhiut, kjo është ngritur si shqetësim nga avokatja, e njëjta ka marrë përgjigjen nga gjyqtari Charles Smith se ai nuk ka informacione dhe që do të interesohet për këtë.

“Ky veprim ka shkaktuar shqetësim të thellë dhe indinjatë në opinionin publik të Kosovës”, thuhet tutje në letrën e saj drejtuar kryegjyqtares së Speciales.

Ndryshe, Krasniqi dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen që nga nëntori i vitit 2020.

Ata akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale, lidhur me rreth 100 vrasje, pastaj për tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi gjatë periudhës 1998-1999.

Sipas ZPS-së, të akuzuarit kanë qenë në dijeni apo është dashur të jenë në dijeni shkaku i pozitave udhëheqëse në Shtab të Përgjithshëm, lidhur me pretendimet për krimet që janë kryer dhe kanë pasur qëllim që ta marrin pushtetin në Kosovë përmes tyre.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika