Haxhiu: Jam në gjendje të jap dorëheqje, nëse vërtetohet përgjegjësia për rastin e vrasjes në QKUK

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të japë dorëheqje nëse vërtetohet se ajo është përgjegjëse për gruan që u vra në oborr të QKUK-së

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e gatshme të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë në rastin e vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare në QKUK.

“Sa më përket mua, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejt e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë në jam në gjendje të jap dorëheqje”, tha ajo.

Haxhiu në një intervistë në Tëvë1 tha se janë duke punuar maksimalisht që ta luftojnë dukurinë e vrasjes së grave, raporton telegrafi.

Ajo ka thënë se kjo është një betejë e rëndë, por që nuk do të ndalen.

“Ministria ka adresuar i ka adresuar të gjitha kompetencat që ka dhe jam duke u përpjekur maksimalisht çdo ditë që të punojmë në këtë drejtim në mënyrë që ta luftojmë femicidin. Duket që është një përpjekje jashtëzakonisht e vështirë, mirëpo jam e bindur që kjo sfidë nuk do të na mund të ndal”, ka thënë Haxhiu.

Pas vrasjes së 35-vjeçares deputetë nga opozita kanë kërkuar dorëheqjen e Haxhiut.

Ajo tutje tha se Qeveria e Kosovës do të ndajë 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike.

“Qeveria Kurti do të ndajë buxhet 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike.. Asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka zbatuar këtë ligj edhe përkundër faktit se ka vite se i njëjti ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Qeveria Kurti shumë shpejtë do të ndajë buxhet për zbatimin e këtij ligji dhe dhunueseve do tu vendoset në duar apo në këmbë byzylykët që Policia të përcjellë vendndodhjen e tyre dhe në momentin që ata i afrohen viktimës të ketë reagim të shpejt policor”.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika