Haxhiu: Kosova ka bërë progres në sistemin e drejtësisë, jemi të përkushtuar për gjyqësor të pavarur
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se Kosova ka shënuar progres në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, reformën penale dhe civile, dhe ka arritur rezultate në adresimin e të drejtave të njeriut. Ajo ka shprehur përkushtimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe profesional […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se Kosova ka shënuar progres në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, reformën penale dhe civile, dhe ka arritur rezultate në adresimin e të drejtave të njeriut.
Ajo ka shprehur përkushtimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe profesional para ministrave të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesve nga Ukraina, Turqia, Gjeorgjia dhe Moldova, në një konferencë regjionale në Zagreb, Kroaci.
Ministrja Haxhiu, gjithashtu, ka përmendur përpjekjet e vendit për garantimin e pavarësisë, të llogaridhënies, të integritetit, të cilësisë dhe të efikasitetit të sektorit të drejtësisë.
Në deklaratën e saj, ajo ka ndërmarrë një pasqyrim të reformave të ndërmarra që përfshijnë Vetingun në sistemin e drejtësisë, masat ligjore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe veprimet për adresimin e krimeve të luftës dhe të dhunës në familje.
Ministrja e Drejtësisë ka theksuar se ministria ka ndërmarrë 35 masa dhe detyrime në përgjithësi, nga të cilat 28 masa janë zbatuar plotësisht, ndërsa për 7 detyrime të tjera po punohet intensivisht drejt finalizimit dhe realizimit të tyre.















