Haxhiu: Kosova ka rezultate pozitive lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se sipas rezultateve të Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI për Kosovën, Kosova ka shënuar rënie të rasteve korruptive në krahasim me pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë shënuar rritje

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rezultatet e Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI për Kosovën.

Përmes një postimi, ministrja Haxhiu ka thënë se ka rezultate pozitive lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat sipas saj po vazhdojnë të pasqyrohen edhe më tej në raporte vendore, rajonale e ndërkombëtare.

Foto e postuar në llogarinë e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Haxhiu ka theksuar se sipas Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI është raportuar se Republika e Kosovës është i vetmi vend me rënie të rasteve korruptive.

Më tej ka shtuar që për 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është shënuar rritje e tyre.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika