Haxhiu: Kosova ka rezultate pozitive lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rezultatet e Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI për Kosovën. Përmes një postimi, ministrja Haxhiu ka thënë se ka rezultate pozitive lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat sipas saj po vazhdojnë të pasqyrohen edhe më tej në raporte vendore, rajonale e […]





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rezultatet e Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI për Kosovën.
Përmes një postimi, ministrja Haxhiu ka thënë se ka rezultate pozitive lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat sipas saj po vazhdojnë të pasqyrohen edhe më tej në raporte vendore, rajonale e ndërkombëtare.

Haxhiu ka theksuar se sipas Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI është raportuar se Republika e Kosovës është i vetmi vend me rënie të rasteve korruptive.
Më tej ka shtuar që për 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është shënuar rritje e tyre.




















