Haxhiu: KPK prej kohësh e kapur nga grupe interesi – Reforma nis në janar 2026

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), duke thënë se reforma në këtë institucion pritet të jetësohet në janar të vitit 2026.

Haxhiu ka akuzuar KPK-në se prej kohësh është i kapur nga grupe interesi që mbrojnë agjendat e tyre individuale, e jo përmirësimin e sistemit prokurorial.

“KPK prej kohësh është e kapur nga grupe interesi që nuk e kanë prioritet përmirësimin e sistemit prokurorial, por mbrojtjen e interesave të tyre dhe të individëve jashtë Këshillit.  Ky është një realitet i hidhur, por i pamohueshëm. Reforma në KPK pritet të jetësohet në janar 2026, dhe ky është një hap i domosdoshëm për rikthimin e integritetit në institucion”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reagimi i saj erdhi pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e së hënës, me pesë vota pro vendosi të refuzojë Raportin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e një anëtareje të re prokurore të KPK-së.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika