Haxhiu kujton fitoren bindese të LVV-së: Jemi në rrugë të mbarë drejt sukseseve të reja
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Hahxiu, e kujton fitoren bindes të partisë Lëvizjes Vetëvendosje, kur ajo kishte fituar me 51 për qind. “Dy vite më parë, Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitoren plebishitare për të garantuar një orientim të ri të qeverisjes”, ka vlerësuar Haxhiu. Sipas Haxhiut, Ministria e Drejtësisë, është duke punuar që dy vite në forcimin […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Hahxiu, e kujton fitoren bindes të partisë Lëvizjes Vetëvendosje, kur ajo kishte fituar me 51 për qind.
“Dy vite më parë, Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitoren plebishitare për të garantuar një orientim të ri të qeverisjes”, ka vlerësuar Haxhiu.
Sipas Haxhiut, Ministria e Drejtësisë, është duke punuar që dy vite në forcimin e rendit juridik.
“Me plot përkushtim tash e dy vite po angazhohemi drejt forcimit të rendit juridik, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me ç’rast shënuam ngritje edhe sa i përket vlerësimit nga raportet e organizatave prestigjioze ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.
Më tej Haxhiu, ka treguar se ajo si ministre e Drejtësisë ka marrë një sërë veprimesh për të ndaluar vendimet e dëmshme.
“Një sërë veprimesh u ndërmorën për të ndaluar veprimet dhe vendimet e dëmshme, dhe një mori veprimesh tjera për të progresuar drejt aspiratave qytetare për një Republikë ku funksionon drejtësia dhe të gjitha sferat të tjera të saj”, ka shkruar në Facebook Haxhiu.
Ajo ka përfunduar duke vlerësuar se ata janë “në rrugë të mbarë dhe me hapa të sigurt po ecim drejt sukseseve të reja”.















