Haxhiu: Kurti në opozitë ofendonte simbolet shtetërore të Kosovës për ca vota e në pushtet përkulet para tyre

Bekim Haxhiu, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kryeministri Kurti në pushtet u përkul para flamurit që e quante dikur lara-lara. "Pra në opozitë ofendonte simbolet shtetërore të Kosovës për ca vota e në pushtet përkulet para atyre simboleve që dikur i nënqmonte", tha Haxhiu

Bekim Haxhiu, PDK

Bekim Haxhiu, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se qeveria aktuale është “qeveri e mashtrimit dhe stagnimit, e nepotizmit dhe korrupsionit, e shtrenjtimit dhe varfërisë, e pabarazisë dhe diskriminimit”.

“Krejt dhe drejt, erdh dita me e pa ftyrën e vërtetë të Albin Kurtit prej mashtruesit dhe abuzuesit më të madh në skenën politike. Ai që premtoi ndryshim për të mirën e popullit ndryshoi vetë për të mirën e tij dhe të pushtetarëve rreth tij”, ka thënë Haxhiu.

“Të gjitha premtimet dhe kauzat me të cilat erdhi Lëvizja Vetëvendosje në pushtet për dy vite u tretën e u shkelën…, Kurti i cili sapo erdhi në pushtet u përkul para flamurit që e quante dikur lara-lara. Pra në opozitë ofendonte simbolet shtetërore të Kosovës për ca vota e në pushtet përkulet para atyre simboleve që dikur i nënqmonte”, ka thënë tutje Haxhiu.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes me Serbinë, sipas Haxhiut, Qeveria nuk ka guxim ta sjell në Kuvend.

“Pranimi i Zajednicës dhe krijimi i autonomisë së vet menaxhuese dhe autonomi të veqantë për Kishën Ortodokse është kauza e fundit që e shkeli Albin Kurti. Prandaj Albin Kurti dhe kjo qeveri nuk ka më legjitimitet të qëndroj në pushtet sepse ka shkel të gjitha kauzat me të cilat erdhi në pushtet…Nuk mundesh me i mashtru qytetarët deri në këtë nivel”, ka shtuar deputeti nga radhët e PDK-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika