Haxhiu – Kurtit: Si të diskutohet në mes të natës për dialogun, kur qytetarët janë në gjumë?
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se refuzon të flasë në orën 1:35 të natës për çështje kaq substanciale siç është dialogu me Serbinë. “Si mundem të diskutoj në ora 1:35 të natës për çështje kaq substanciale ku gjysma e kabinetit janë duke folur jerum, e qytetarët janë në gjumë”, ka […]
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se refuzon të flasë në orën 1:35 të natës për çështje kaq substanciale siç është dialogu me Serbinë.
“Si mundem të diskutoj në ora 1:35 të natës për çështje kaq substanciale ku gjysma e kabinetit janë duke folur jerum, e qytetarët janë në gjumë”, ka theksuar deputeti Haxhiu.
Më tej, ai ka thënë se refuzon t’a vazhdojë debatin pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk iu ka ofruar asnjë draft-dokument të marrëveshjes deputetëve.
“A është e mundur të vijë Kurti të diskutojë për marrëveshje me Serbinë pa iu ofruar deputetëve zyrtarisht një draft-dokument?”, ka pyetur Haxhiu.
“Si mund të diskutohet me armikun tonë, e ne nuk jemi në gjendje t’i shohim as dhjetëra shkronja të shkruara. Kjo është tallje”, ka përfunduar Haxhiu.















