Haxhiu: Kuvendi do të angazhohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin e Apelit.

Haxhiu e ka cilësuar të padrejtë dhe të pasaktë aktgjykimin e 16 shtatorit, duke theksuar se në këtë fazë është e rëndësishme që procesi i Apelit të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, njofton Dukagjini.

Ajo ka kërkuar angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale për ish-krerët e UÇK-së në këtë proces teksa ka shtuar se edhe Kuvendi i Kosovës do të jetë pjesë e këtij angazhimi.

Sipas saj, në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së Kuvendit do të propozojë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në Grupin Punues.

“Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit. Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Kjo e vërtetë do të vazhdojë të thuhet dhe të mbrohet gjithmonë”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika