Haxhiu me Hamzën në Ibër: Takime të tilla të japin frymëzim dhe motivim për të punuar edhe më shumë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka nisur ditën në Mitrovicë bashkë me kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza.

Haxhiu thotë se kafja buzë Ibrit ka një lezet të veçantë kur pihet me njerëz të mirë, plot energji pozitive dhe vullnet për punë, njofton Dukagjini.

Madje, Haxhiu thekson se takime të tilla janë frymëzim e motivim për të punuar edhe më shumë e më me përgjegjësi për qytetarët e vendin.

“Ditën e filluam me nga një kafe në Mitrovicë, së bashku me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, kandidatët për deputetë dhe strukturat e PDK-së. Kafja buzë Ibrit ka një lezet të veçantë kur pihet me njerëz të mirë, plot energji pozitive dhe vullnet për punë. Takime të tilla të japin frymëzim dhe motivim për të punuar edhe më shumë, me përkushtim dhe përgjegjësi, për qytetarët dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika