Haxhiu: Me keqqeverisje e korrupsion po shkatërrohet sistemi shëndetësor

Deputeti Bekim Haxhiu ka thënë se shkak i keqqeverisjes dhe korrupsionit në sektorin e shëndetësisë, ka ikje masive të profesionistëve shëndetësor, e që kjo situatë sipas tij, do të çojë në kolapsin e sistemit

Bekim Haxhiu - PDK, në seancën e së enjtes, 12 shtator 2024.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka theksuar shqetësimin për ikjen masive të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova.

Ai ka thënë se deri më 1 qershor 2024, mbi 3,860 profesionistë shëndetësorë kanë lënë vendin në tri vitet e fundit, dhe shumë të tjerë janë transferuar nga sektori publik në atë privat, duke krijuar një situatë alarmante për sistemin shëndetësor të Kosovës.

“Ikja e profesionistëve shëndetësorë është shndërruar në një dukuri shqetësuese për sistemin tonë shëndetësor, ka deklaruar Haxhiu, duke shtuar se ky fenomen do të mund të çojë në kolapsin e sistemit shëndetësor nëse vazhdohet me këtë ritëm.

Për këtë situatë, ai ka thënë se është shkak i keqqeverisjes dhe paaftësisë së qeverisë, duke përmendur se statuti i SHSKUK-së parashikon mbylljen e disa shërbimeve në spitalet regjionale.

Sipas tij, korrupsioni në sektorin e shëndetësisë ka rënduar edhe më shumë situatën, duke dekurajuar profesionistët shëndetësorë.

“Kjo është pasojë e keqqeverisjes ku edhe me statutin e SHSUKS parashihet mbyllja e disa prej shërbimeve në spitalet regjionale. Paaftësia e qeverisë, keqqeverisja në shëndetësi korrupsioni në këtë sektor ka rënduar edhe më shumë gjendjen në shëndetësi dhe ka dekurajuar profesionistët shëndetësorë”, ka deklaruar Haxhiu ne seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika