Haxhiu merr pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që këtë vit mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Pjesëmarrja e saj është konfirmuar për Dukagjinin. Bëhet e ditur se në delegacionin e Kosovës do të jetë edhe kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj.

Samiti do të mbledhë së bashku udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të rajonit, në kuadër të diskutimeve për procesin e integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal.

Pjesëmarrja në këtë takim është konfirmuar edhe nga presidenti i Serbisë, i cili kishte bojkotuar samitin e fundit të mbajtur në Bruksel në dhjetor të vitit 2025.

Takimi në Mal të Zi konsiderohet me rëndësi të veçantë, pasi vendi pritës shihet si shteti i rajonit me perspektivën më të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika