Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur prezantimin e një rezolute në Kongresin Amerikan, e cila mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Përmes një reagimi publik, Haxhiu e cilësoi këtë hap si një zhvillim të rëndësishëm për aspiratat euroatlantike të vendit, duke theksuar se mbështetja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet kyçe për të ardhmen e Kosovës në strukturat ndërkombëtare të sigurisë.
“Mirënjohje për Përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka theksuar Haxhiu.
Ndryshe, një ditë më parë kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler prezantuan një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.