Haxhiu mirëpret vendimin e Kushtetueses për vetingun në drejtësi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vetingun në drejtësi. Sipas saj, pas 9 muajsh vonesë, Gjykata konfirmoi ligjshmërinë e tij “Sot pranuam Njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve kushtetuese për Vetingun në drejtësi. Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vetingun në drejtësi.
Sipas saj, pas 9 muajsh vonesë, Gjykata konfirmoi ligjshmërinë e tij
“Sot pranuam Njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve kushtetuese për Vetingun në drejtësi. Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm. Ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës”, tha ajo.
Tutje, ajo theksoi se ka shumë punë ende që reforma në sistemin e drejtësisë të shkojë përpara.
“Ka shumë punë përpara. Ne jemi të përcaktuar që me vullnet dhe përkushtim të tejkalojmë secilën pengesë që do të na dalë. Në përputhje me zotimet tona, me vullnetin e shprehur qytetar, do të bëjmë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti: Drejtësi”, tha ajo.















