Haxhiu mohon se i është refuzuar viza nga ShBA

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka demantuar lajmet se asaj i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës, duke shtuar se vizita në ShBA do të realizohet, dhe për shkak të "interesimit", datat nga ana e saj do të kumtohen me kohë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar që vizita e saj e paraparë për dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shtyrë pas një takimi me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Ajo ka thënë se kjo vizitë është shtyrë përmes pas një konsultimi të përbashkët me zyrtarët amerikanë, për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë.

Haxhiu ka deklaruar se lajmet kinse i është refuzuar viza për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pavërteta.

Mediumi Reporter ka raportuar se Ambasadori i Shteteve të Bashkauara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovenier, u ka thënë atyre në një bisedë telefonike se nuk është koha që ministrat të udhëtojnë jashtë vendit, pasi kemi në një krizë në Kosovë, dhe duhet angazhuar nga brenda që ajo të zgjidhet.

“Nuk shoh asnjë rrethanë, në të cilën, do të ishte e vështirë për qeverinë e ShBA-së, të lëshonte vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, citohet të ketë thënë Hovenier.

Mirëpo, Haxhiu e ka demantuar këtë lajm, duke shtuar se vizita në ShBA do të realizohet dhe për shkak të “interesimit”, datat nga ana e saj do të kumtohen me kohë.

Ndërkaq, përveç ministres Haxhiu, ambasadori Hovenier, ka thënë për Reporter se as ministrat tjerë nuk duhet të udhëtojnë për në SHBA.

Po ashtu, raportohet se Hovenier këtë ua ka komunikuar zyrtarëve të ndryshëm në qeveri.

Sipas mediumit në fjalë përveç Haxhiut, vizita për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se u është shtyrë edhe ministrit Xhelal Sveçla dhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është zëdhënës i Qeverisë së Serbisë dhe se nuk i takon atij të të tregojë çfarë ka vendosur Serbia”, citohet të ketë thënë nga mediumi në fjalë, një zëdhënëse e BE-së e pyetur rreth pohimit të Kurtit, se është Serbia ajo që ka refuzuar planin franko-gjerman.

“Ne nuk jemi në dijeni që zoti Kurti është zëdhënës i Qeverisë së Serbisë prandaj për pozicionin e Serbisë do të ishte e duhur të kërkojmë përgjigje nga autoritetet serbe”.

Në anën tjetër sipas raportimit të mediumit Reporter, zëdhënësja i është referuar deklaratës së shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell që “menjëherë” të shtyhet çështja e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e targave ilegale “KM” si dhe masat ndëshkuese.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika