Haxhiu: Moscertifikimi i Listës Serbe, fitore për demokracinë dhe sigurinë
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar atë si një hap vendimtar për mbrojtjen e demokracisë, integritetit të procesit zgjedhor dhe sigurisë së shtetit. KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit Sipas saj, Lista Serbe ka vepruar […]
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar atë si një hap vendimtar për mbrojtjen e demokracisë, integritetit të procesit zgjedhor dhe sigurisë së shtetit.
KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit
Sipas saj, Lista Serbe ka vepruar vazhdimisht kundër parimeve kushtetuese dhe ka minuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës.
“Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale përbën një fitore të rëndësishme për demokracinë, për integritetin e procesit zgjedhor dhe për sigurinë qytetare e shtetërore.















