Haxhiu: Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se VV do të vazhdojë të mbaj qëndrimin e njëjtë lidhur me propozimin e Haxhiut si kreu i Kuvendit të Kosovës.

Vlen të theksohet se konstituimi i Kuvendit dështoi edhe në përpjekjen e katërt të hënën, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi kohë për të arritur marrëveshje politike për emërimin e kandidates së saj, Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit.

Kandidatura e Haxhiut s’u hodh fare në votim në seancën e fundit, në mungesë të mbështetjes nga paritë e tjera, pasi LVV-ja e vetme nuk i ka 61 votat e nevojshme për emërimin e saj.

Në seancën e së hënës, deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të arsyeshme që në atë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i kanë kërkuar partisë fituese të vijë me një kandidat tjetër.

Por, LVV-ja ngul këmbë se Haxhiu është kandidatja e tyre dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika