Haxhiu nënshkruan vendimin për formimin e komisionit për dhënien e provimit të noterisë

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se vendimi për formimin e komisionit për dhënien e provimit të noterisë është nënshkruar.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se shumë shpejt do të organizohet provimi për noterinë.

“Sapo nënshkrova vendimin, me anë të së cilit, formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë. Shumë shpejt do të organizohet provimi për Noterinë, i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë”, ka shkruar ajo.


Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se problemi me mungesën e noterëve në komuna do të zgjidhet shumë shpejt.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika