Haxhiu: Nëse në votim të fshehtë nuk i marr 61 vota, tërhiqem prej kandidaturës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar gjatë një konference për media se është e gatshme t’i shërbejë të gjithë deputetëve. Haxhiu u shpreh gjithashtu se nëse në votimin e fshehtë, të cilin e konsideroi në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk arrin të sigurojë […]
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar gjatë një konference për media se është e gatshme t’i shërbejë të gjithë deputetëve.
Haxhiu u shpreh gjithashtu se nëse në votimin e fshehtë, të cilin e konsideroi në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk arrin të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve, ajo do të tërhiqet nga kandidatura.
“Prandaj me rastin e votimit të fshehtë, kur votojnë të gjithë deputetët, ashtu siç ka kërkuar edhe GJK, ashtu edhe siç ka obliguar GJK. Nëse unë si kandidate e propozuar nga VV-ja nuk i marrë së paku 61 vota, tërhiqem nga kandidatura për kryetare të Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.















