Haxhiu nuk e ka të sigurt takimin me Thaçin dhe Veselin

Ministrja Haxhiu: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet, kriminelët të sjellen para drejtësisë | inFokus

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim, do të ketë një vizitë zyrtare në Hagë, pikërisht në Gjykatën Speciale, për të vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në paraburgim.

Megjithatë, Haxhiu nuk e di ende nëse ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, do të pranojnë ta takojnë atë.

“Nuk mund të them me siguri se do t’i takojë të gjithë, pasi zoti Thaçi e Veseli kishin refuzuar t’i takonin përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë gjatë një vizite, që këta të fundit kishin pasur në Hagë”, ka thënë Haxhiu.

Ndër të tjerash, Haxhiu ka thënë se ajo asnjëherë nuk e ka kritikuar Thaçin e Veselin për kontributin e tyre në kohën e luftës, dhe sipas saj, konflikti politik me dy ish-krerët daton pas përfundimit të luftës.

“Me Thaçin e Veselin kemi probleme politike të pasluftës. Tek e fundit ata janë ushtarë të UÇK-së, për çka ne i përkulemi kontributit të ushtarëve të UÇK-së që Kosova sot të jetë e çliruar dhe e pavarur. Asnjëherë nuk i kam kritikuar ata për kohën e luftës. Problemet tona politike nuk më bëjnë që unë të mos bëjë kërkesë për takim me ta”, ka deklaruar tutje Haxhiu.

Gjithashtu, Haxhiu ka thënë se për gjithçka nga këto takime do ta informojë publikun, derisa thotë se ditën e hënë mund të ketë apo jo, konfirmime të takimeve me ish-eprorët e UÇK-së.

Haxhiu: Thaçi e Veseli nuk deshën të na takojnë në Hagë - SHQIP.com

Në paraburgim, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, aktakuza e të cilëve ishte konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020.

Ata po akuzohen, si drejtues të UÇK-së, që gjatë luftës në Kosovë, kanë kryer krime kundër njerëzimit.

Aktakuza pretendon se ndërmjet marsit 1998 dhe shtatorit 1999, të akuzuarit, kishin arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Përpos tyre, në paraburgim janë edhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së si Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, e Pjetër Shala.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika