Haxhiu nuk pajtohet me vendimin e Kushtetueses: Për ta më i rëndësishëm është interesi individual

Gjersa ka thënë se nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ministrja Haxhiu ka theksuar se më me rëndësi për Kushtetuesen ishte interesi individual. Ajo ka thënë se injorimi i rekomandimeve nga Komisioni i Venecias paraqet një goditje për Kosovën, e cila sipas Haxhiut, ishte vlerësuar si e mirë për bashkëpunim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media

“Për Gjykatën Kushtetuese më i rëndësishëm është interesi individual i antarëve të KPK-së dhe atë jo të gjithëve, por disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i korporatizmit në një insitutcion të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, për vet sistemin prokurorial, për vet sistemin e  drejtësisë në përgjithësi”.

Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjersa ka theksuar se nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi ta rrëzojë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Pika e vendimit të parë u cilësua nga ana e Haxhiut si “paradoksale”. Ajo theksoi se “Kushtetuesja konstaton se përbërja aktuale e KPK-së është korporatiste, por në pikën e fundit thotë se nuk mund t’u ndërpritet mandati anëtarëve përmes shortit siç e kemi paraparë ne”.

Nga ana tjetër, ministrja Haxhiu tha se për të ishte befasuese edhe pika e cila parasheh se delegimi i një anëtari joprokuror nga Avokati i Popullit është jokushtetues.

“Delegimi i një anëtari joprokuror nga Avokati i Popullit është gjetur si jokushtetues. Kjo është tërësisht befasuese për ne. Komisioni i Venencias ka sugjeruar që një numër i caktuar i anëtarëve joprokurorë mund të rezervohen për institucionet e jashtme të pavarura…ka përmendur në veçanti Avokatin e Popullit”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka theksuar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje ndonëse vazhdon të kërkohet nga radhët e opozitës.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se injorimi i rekomandimeve nga Komisioni i Venecias paraqet një goditje për Kosovën, e cila, sipas Haxhiut, ishte vlerësuar si e mirë për bashkëpunim.

Lidhur me protestën e organizuar nga PSD-ja e cila ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kurti, Haxhiu tha se Kurti ka bërë zgjedhjen e duhur dhe nuk konsideron që interesat e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj po cenohen.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ligj ky i cili ishte kërkuar të rivlerësohej nga deputetët e PDK-së dhe të LDK-së.

Ajo kishte vlerësuar se disa nene të këtij ligji ishin në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika