Haxhiu nuk po gjen “zgjidhje” për zgjedhjen si kryekuvendare, ndërpritet sërish seanca, vazhdon të martën
Kandidatja e Lëvizjes Vetevendosje, Albulena Haxhiu ka dështuar sërish të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për të parën e Kuvendit. Ajo edhe sot numëroi votat 57 pro, 41 kundër dhe tri abstenime. Ndryshe, kandidatja, Haxhiu është duke u propozuar që pesë herë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, seanca konstituive e Kuvendit do të vazhdojë […]
Kandidatja e Lëvizjes Vetevendosje, Albulena Haxhiu ka dështuar sërish të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për të parën e Kuvendit. Ajo edhe sot numëroi votat 57 pro, 41 kundër dhe tri abstenime.
Ndryshe, kandidatja, Haxhiu është duke u propozuar që pesë herë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, seanca konstituive e Kuvendit do të vazhdojë pas 48 orëve, e që i bie të martën duke filluar nga ora 10:00.
Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.
Në prag të seancës, përfaqësues të partive parlamentare veçse kishin paralajmëruar dështimin e radhës të seancëse, duke thënë nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.















