Haxhiu: Opinioni i GJND-së mbetet gurthemeli i legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës
Ushtruesja e detyrës së Presidentes , Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme juridike dhe diplomatike në historinë e shtetësisë së Kosovës. Haxhiu rikujtoi se më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se Deklarata e […]
Ushtruesja e detyrës së Presidentes , Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme juridike dhe diplomatike në historinë e shtetësisë së Kosovës.
Haxhiu rikujtoi se më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Sot shënohen 16 vjet nga publikimi i opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, i cili konfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo theksoi se Gjykata hodhi poshtë pretendimet se shpallja e pavarësisë kishte shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare, duke vlerësuar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë nuk cenonte të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.
“Më 22 korrik 2010, Gjykata hodhi poshtë pretendimet se shpallja e pavarësisë kishte shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare, duke vlerësuar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë nuk cenonte të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”, thuhet në postimin e saj.
Sipas Haxhiut, opinioni i GJND-së, i dhënë pas kërkesës së Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përbënte një moment me rëndësi të veçantë juridike dhe diplomatike, duke forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe duke shërbyer si bazë për njohjet që pasuan.
“Vendimi i Gjykatës përbënte një moment me rëndësi të veçantë juridike dhe diplomatike, duke forcuar pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe duke shërbyer si bazë e rëndësishme për njohjet që pasuan nga shumë shtete”, theksoi ajo.
Haxhiu, mes tjerash, vlerësoi se edhe pas 16 vitesh, ky opinion mbetet një pikë referimi për shtetësinë e Kosovës.
“Edhe pas 16 vitesh, opinioni i 22 korrikut 2010 mbetet një nga gurthemelet e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe një referencë e rëndësishme në afirmimin e subjektivitetit të saj në arenën ndërkombëtare”, shkroi Haxhiu.















