Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se opozita në Kosovë, nuk e ka asnjë kauzë të vetme.

Sipas saj shpeshherë partitë opozitare janë qesharake në veprimet e tyre.

“Kjo opozitë, nuk din si të bëjë opozitën, tash kaniher del qesharake. Kam thënë se nëse s’dinë le të na pyesin. Na thonë që keni hedh gaz lotsjellës, po kemi hedhur por për çfarë? Unë kam mbajtur burg për këtë. E kemi bërë këtë për shkak të rrethanave. Opozita nuk ka kauzë, asnjë çështje që e adresojnë nuk është kauzë”, ka thënë ajo në “Debat Plus”.

Ajo e kritikoi edhe veprimin e fundit të një pjese të opozitës që nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare.