Haxhiu: Opozita po e bllokon Kuvendin, kjo është destruktive
Për herë të 14-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet. Seanca e fundit, e mbajtur më 11 maj, përfundoi pa sukses. Pas këtij dështimi, deputetja e Vetëvendosjes dhe kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, akuzoi ish-opozitën për qasje destruktive dhe bllokim të qëllimshëm të procesit. “Qëndrimet e opozitës po i shini […]
Për herë të 14-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet. Seanca e fundit, e mbajtur më 11 maj, përfundoi pa sukses.
Pas këtij dështimi, deputetja e Vetëvendosjes dhe kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, akuzoi ish-opozitën për qasje destruktive dhe bllokim të qëllimshëm të procesit.
“Qëndrimet e opozitës po i shini të gjithë. Ka një tendencë të vazhdueshme për të bllokuar konstituimin e Kuvendit. E kemi Kushtetutën, e kemi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e kemi letrën e presidentes Osmani. Së pari aktgjykimi i Kushtetueses thekson që deputetët në seancën konstituive, duhet të votojnë për, kundër apo të abstenojnë. Dhe nuk mund të lirohen nga ky rregullim.
Po ashtu e dini që zoti Dehari, iu është drejtuar presidentes Osmani për pengesat, që i vendoste opozita dhe bllokonte konstituimin e Kuvendit dhe edhe në leton e presidentes thuhet që duhet në mes të subjekteve politike të gjindet një zgjidhje. Opozita po vazhdon me një qasje destruktive, më një qasje të papranueshme. Duke mos marrë përgjegjësinë që iu takon. Është përgjegjësi e gjithë deputetë të Kuvendit që të votojnë për, kundër ose të abstenojnë. Dhe është përgjegjësi e tyre që të konstituojnë Kuvendin”, ka thënë Haxhiu.















