Haxhiu paralajmëron zgjedhje pas pesë muajsh dhe largim të deputetëve nga grupi i VV-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar se brenda pesë muajsh vendi do të shkojë në zgjedhje, kjo sipas tyre për shkak të dështimit të kësaj Qeverie për të siguruar shumicën në Kuvend dhe "dështimeve" të tjera

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar se brenda pesë muajsh vendi do të shkojë në zgjedhje, kjo sipas tyre për shkak të dështimit të kësaj Qeverie për të siguruar shumicën në Kuvend dhe “dështimeve” të tjera.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu dhe sipas tij, ka mosmarrëveshje të thella brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu, po ashtu, ka paralajmëruar se në bazë të zhvillimeve që janë duke ndodhur në Kuvend, pritet që të ketë edhe largime të tjera nga VV-ja.

“Duket që ka mosmarrëveshje të thella brenda grupit parlamentar të VV-së. I keni parë edhe me rastin e votimit të disa ligjeve që kryetarja e grupit parlamentar vraponte për t’i lutur deputet për t’i votuar ligjet të cilat i ka sjellë Qeveria. Ka një mosmarrëveshje të grupit të interesit përbrenda vetë grupit parlamentar të VV-së. Tani më i kemi disa largime nga grupi, prite që të ketë edhe largime të tjera, bazë zhvillimeve të cilat po janë për brenda Kuvendit”, tha ai për EO.

Ai tha se kjo parti i ka shkelur të gjitha premtimet e saj, duke shtuar se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet ta udhëheqë vendin.

“Një Qeveri e cila ka ardhur në pushtet me premisën për ndryshim, më një lloj shprese të cilën u mundoheshin ta proklamonin duket që nuk i ka votat as për të kaluar ligjet substanciale, elementare që nevojitet një votim i thjeshtë, 61 deputet në seancë. Ka problem që të siguroj, situata të tillë duke i shkelur të gjitha premtimet që i kanë dhënë para se të vinin në pushtet. Unë kam thënë para se të vinin në pushtet se kjo Qeveri as nuk ka legjitimitet të qëndroj në pushtet sepse të gjitha premtimet e saja i ka shkelur”, tha tutje ai.

Ai theksoi se për shkak të dështimit të kësaj Qeverie për të siguruar shumicën në Kuvend, por edhe për të fajësuar të tjerët për dështimet e tyre, brenda pesë muajsh do të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.

“Nuk do të shkojë më shumë se pesë muaj bazë zhvillimeve të cilat janë brenda Kuvendi që vendi do të shkojë në zgjedhje. Do të shkojë në zgjedhje për shkak të dështimit të kësaj Qeverie për të siguruar shumicën në Kuvend, por edhe për të fajësuar të tjerët për dështimet e tyre”, shtoi Haxhiu.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika