Haxhiu: Parandalohet kontrabandimi i 4 mijë e 200 eurove në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është ndaluar një rast i kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Mjete monetare në vlerë prej 4200 euro”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore”, ka shkruar ministrja.

Ajo ka bërë të ditur se mbeten të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe se, sipas saj, asnjëherë nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika