Haxhiu pas intervistimit nga PSRK-ja: Dikujt po i pengon puna e Qeverisë

Pas më shumë se dy orësh, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përfunduar intervistimin në objektin e Policisë së Kosovës.

Ministrja Haxhiu ka thënë se intervistimi i saj është tendencioz dhe se dikujt sipas saj po i pengon puna e Qeverisë.

“Siç e dini me urdhër të PSRK-së, dje dhe sot jam intervistuar në një rast që ka të bëjë me një deklaratë timen që nuk e kam thënë për herë të parë, që ndërlidhet me përpjekjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve për takime, për favore… Me ç’rast ne si Qeveri nuk funksionojmë si në të kaluarën por që ne e kemi obligim t’i adresojmë reformat në drejtësi për të cilat ju tashmë e dini se po punojmë në vazhdimësi dhe duket se dikujt po i pengon dhe siç duket Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time me ç’rast e keni parë që çdo deklaratë që unë e kam dhënë, ata menjëherë kanë autorizim policinë për ta marrë deklaratën time”, ka deklaruar Haxhiu para nediave.

Ministrja Haxhiu ka theksuar se nuk mund të japë detaje më shumë rreth intervistimit për dy ditë radhazi.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga avokati Tomë Gashi.

Sipas Prokurorisë Speciale, ajo është ftuar për intervistim me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin ‘Debat Plus’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara.

Haxhiu pasditen e së hënës është intervistuar nga prokuroria edhe mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.

Ajo kishte thënë se Serbia ka gisht në arratisjet e fundit që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.

Ministrja Haxhiu paraqitet sërish në Polici për t’u marrë në pyetje

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika