Haxhiu pas Marshit për Liri: Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët dhe qytetarët që morën pjesë në Marshin për Liri të mbajtur sot në Prishtinë.

Haxhiu ka vlerësuar se qytetarët e shprehën në mënyrë paqësore dhe dinjitoze qëndrimin e tyre për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Dukagjini.

“Falënderoj organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që sot dolën në Prishtinë për ta shprehur paqësisht dhe me dinjitet një qëndrim që në Kosovë ka qenë dhe mbetet i qartë”.

Haxhiu ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte një luftë për çlirim, duke theksuar se ajo erdhi pas viteve të shtypjes dhe dhunës ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. Ajo erdhi pas viteve të shtypjes dhe dhunës së një regjimi që përdori gjithë aparatin e vet shtetëror kundër shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut, marshi i sotëm dëshmoi se ky qëndrim mund të shprehet fuqishëm, duke ruajtur njëkohësisht qetësinë dhe dinjitetin

“Marshi i sotëm tregoi se ky qëndrim mund të shprehet fuqishëm duke ruajtur njëkohësisht qetësinë dhe dinjitetin. Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika