Haxhiu për aktakuzën për korrupsion ndaj Mujkës: Nuk jam marrë me këtë

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit dhe njëherësh nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini është përballur me pyetje direkte nga moderatori Ermal Panduri lidhur me ngritjen e aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale ndaj Faruk Mujkës, ish-nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, tash kryeshef ekzekutiv i Bordit të “Ibër-Lepencit”, si dhe ndaj Hysen Muzliukajt, ish-drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës së Jugut, për korrupsion.

Panduri e ka pyetur Haxhiun se në konferencën e mbajtur gjatë ditës kishte deklaruar se nuk kishte informacione lidhur me këtë aktakuzë. Ajo është përgjigjur se nuk është marrë me këtë çështje.

“Jo, nuk jam marrë me këtë çështje. Ajo çfarë unë duhet të theksoj këtu pak a shumë është ajo që e kam thënë në konferencë”, ka deklaruar ajo. Ndërsa Panduri ka insistuar se a nuk është e rëndësishme kjo aktakuzë për të.

“Jo, jo, jo, s’jam marrë me të. Unë mendoj që Vetëvendosja do ta trajtojë këtë çështje në komisionin disiplinor të Vetëvendosjes. Nuk jam anëtare e komisionit disiplinor… s’jam në komision, nuk ndërhyj në pozicionin e komisionit disiplinor… do ta trajtojë rastin. Unë nuk kam informacione për këtë dhe më vjen keq që nuk kam pasur mundësi të marr informacione”, ka thënë ajo.

Panduri ka pyetur më tej: “Sikur të ishe në komision, a do ta kishe rekomanduar përjashtimin e tij të menjëhershëm?”

Haxhiu është përgjigjur: “Në secilin rast, në secilin rast që e kemi, derisa të marrim informacione, unë mendoj se duhet suspenduar. Do të thotë, duhet suspenduar. Në vazhdimësi e kam thënë këtë”.

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika