Haxhiu për audio-incizimet: Albin dhe Mimozë jeni llumi i shoqërisë
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një audio-incizim dëgjohej të fliste për listat e veteranëve me Sllavko Simiqin. Haxhiu e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Kusari-Lilën “llum të shoqërisë”. Deputeti i PDK-së është shprehur ashpër, duke i quajtur pjesëtarët […]
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një audio-incizim dëgjohej të fliste për listat e veteranëve me Sllavko Simiqin.
Haxhiu e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Kusari-Lilën “llum të shoqërisë”.
Deputeti i PDK-së është shprehur ashpër, duke i quajtur pjesëtarët e VV-së mashtrues e spiunë.
“LVV: Krejt dhe Drejt te Radojçiqi! Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!! Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutuar për me i rrëzu me Listën Serbe. Turp ju qoftë!”, ka thënë ai.
“Kolaboracionistë/e, bashkëpunëtorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit. Me çfarë fytyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë. Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurve. Deri dje na keni shpiunuar te armiku, sot po na shani para armiku. Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë”, ka vijuar ai.
Haxhiu tutje u shpreh se “sa herë të na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë. Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha prej UDB-es, ju veç po e vazhdoni misionin e saj”.















