Haxhiu për deklaratën e Simiqit: Është në kundërshtim me Kushtetutën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar deklarimin e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili gjatë seancës konstituive tha se propozimi për nënkryetar po bëhet “në emër të popullit serb”.

Haxhiu e ka cilësuar këtë deklarim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Pas dhënies së fjalës nga radhët e komunitetit joshumicë serb, deputeti Simiq bëri një deklarim të papranueshëm. Ky deklarim është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Popull serb ka në Serbi, Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës. Ta tërhiqni fjalën dhe ta bëni propozimin në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika